SPAK ka nisur kontrollet pas akuzave të ngritura nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe opozita mbi kompaninë KAYO.
Burimet thanë se BKH ka zhvilluar kontrolle në banesën e biznesmenit izraelito-amerikan Ron Yeffet në periferi të Tiranës.
Në deklaratat e tij Ahmetaj përmend kompaninë shteterore në veprime të paligjshme ndërsa opozita ka akuzuar se KAYO ka krijuar disa kompani duke ia dhënë shumicën e aksioneve privatit.
Sipas PD në këtë mënyrë shmangen tenderat e hapur mbi ushtrinë. (A2 Televizion)