
Një aksident rrugor është regjistruar në Dhërmi, ku janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore, shkruan A2.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit. (A2 Televizion)