Një aksident rrugor është regjistruar pak më pas në aksin rrugor Fier-Patos.
Sipas të dhënave paraprake për A2 CNN, mjeti tip Porsche ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin pranë saj.
Si pasojë e aksidentit nuk ka të dëmtuar ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet. (A2 Televizion)