Mbyllja e negociatave në 2027, burime për A2 CNN: Kusht përshpejtimi i reformave, zhvillimet e fundit i kanë ngadalësuar

Nga Fjorela Beleshi
4 Nëntor 2026, 13:03 | Politikë

Mbyllja e negociatave në 2027, burime për A2 CNN: Kusht

Bashkimi Europian me anë të udhërrëfyesit i jep mundësinë Shqipërisë që të mund t’i mbyllë negociatat në fund të viti 2027, por sipas burimeve zyrtare të unionit për A2 CNN kjo do të varet nga ruajtja e ritmit të reformave. Sipas burimeve zyrtare në BE zhvillimet e fundit në vend e kanë ngadalësuar disi këtë proces, ndaj Shqipërisë i duhet të rikthehet në rrugën e duhur për të respektuar këtë afat kohor.

A2 CNN ka mësuar zyrtarisht dhe cilat janë hapat që duhet të kryejë vendi ynë për të arritur 2027:

1. Përmbushja e kritereve të mbetura përmbyllëse “closing benchmarks”, me grupin e themelorëve që mbyllet i fundit.

2. Vazhdimi i reformës në drejtësi dhe forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

3. Sigurimi i dialogut gjithëpërfshirës me opozitën dhe shoqërinë civile dhe pjesëmarrjes së gjerë në reforma.

4. Përshpejtimi i reformave në mjedis dhe fusha të tjera të pazgjidhura të politikave.

5. Fillimi i përgatitjeve vitin e ardhshëm për Traktatin e Anëtarësimit dhe paketën financiare, në varësi të progresit të mëtejshëm.

Burimet zyrtare nga Brukseli i thanë A2 CNN se Shqipëria në fund të vitit të ardhshëm mund të arrijë në fazën ku ndodhet Mali i Zi sot.

SHQIPËRIA

Sa i përket Shqipërisë, të gjithë kapitujt janë hapur dhe katër kapitujt e parë janë mbyllur tashmë përkohësisht, pas miratimit të raportit IBAR në qershor. Është shënuar përparim i konsiderueshëm në reformat që lidhen me BE. Por, duke kaluar te hapat e ardhshëm, kriteret përmbyllëse duhet të përmbushen në shumicën e fushave, përfshirë në mënyrë kritike edhe fushën e çështjeve themelore. Një nga mesazhet e rëndësishme të këtij raporti është domosdoshmëria e vazhdimit dhe konsolidimit të reformës në drejtësi, si dhe forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu, në dritën e zhvillimeve në vend që prej verës, theksojmë se është i nevojshëm një dialog gjithëpërfshirës dhe konstruktiv me shoqërinë civile, si dhe me opozitën.

Ka gjithashtu reforma të rëndësishme që duhen ndërmarrë në fushën e mjedisit dhe në fusha të tjera ku ende ka çështje të pazgjidhura.

Kemi qenë shumë të qartë, veçanërisht në lidhje me disa projekte ndërtimi, të cilat duhet të respektojnë legjislacionin e BE-së gjë që deri më tani nuk është bërë. Rekomandojmë që reformat të përshpejtohen. Ka gjithashtu çështje që lidhen me prokurimet publike, të cilat duhet t'i shqyrtojmë. Por, në thelb, ne i shohim reformat në tërësi, si në aspektin e përputhshmërisë me germën e ligjit, ashtu edhe në zbatimin e tij në praktikë. Në këtë raport jemi shumë të qartë për atë që duhet të ndodhë në këtë drejtim dhe, natyrisht, kjo do të ketë më pas pasoja edhe për projekte konkrete në vend.

Më pas, vitin e ardhshëm, sipas udhërrëfyesit nëse Shqipëria i përmbush të gjitha këto detyrime dhe dëshmon përparim në bazë të meritës, ne do të propozonim nisjen e punës për Traktatin e Anëtarësimit. Gjithashtu, mund të paraqitej edhe paketa financiare për Shqipërinë, ashtu siç bëmë këtë vit për Malin e Zi.

PËRFITIMET E INTEGRIMIT GRADUAL PËRPARA ANËTARËSIMIT

Ne synojmë ta çojmë këtë proces përpara përmes dialogëve me partnerët e zgjerimit, të cilët planifikojmë t'i nisim në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Ajo që është gjithashtu e rëndësishme është se kjo ofertë nuk vjen pa kushte. Ajo mbetet e bazuar në meritë, kushtëzohet nga përmbushja e kritereve dhe është një process i kthyeshëm. Ajo që presim nga partnerët tanë është përafrimi gradual me rregullat e BE dhe prioritetet strategjike. Pra, nuk bëhet fjalë për një proces të veçantë dhe as për një alternativë ndaj zgjerimit. Përkundrazi, ai është pjesë integrale e procesit të anëtarësimit, i cili i përgatit këto vende në një fazë më të hershme, pasi ato duhet të zbatojnë legjislacionin e BE-së në fushat përkatëse

SHQIPËRIA SITUATA AKTUALE

- Hapi të gjitha grupet negociuese në pak më shumë se një vit.

- Përmbushi kriteret e ndërmjetme mbi bazat dhe mbylli përkohësisht katër kapitujt e parë.

- Bëri përparim të konsiderueshëm në reformat e BE-së, duke përfshirë sundimin e ligjit, qeverisjen ekonomike, transformimin dixhital, energjinë, arsimin dhe politikën e jashtme.Hapat e mëtejshëm

HAPAT QË DUHET TË PLOTESOJË SHQIPËRIA:

- Përmbushja e kritereve të mbetura përmbyllëse “closing benchmarks”, me grupin e themelorëve që mbyllet i fundit.

- Vazhdimi i reformës në drejtësi dhe forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

- Sigurimi i dialogut gjithëpërfshirës me opozitën shoqërinë civile dhe pjesëmarrjes së gjerë në reforma.

- Përshpejtimi i reformave në mjedis dhe fusha të tjera të pazgjidhura të politikave.

- Fillimi i përgatitjeve vitin e ardhshëm për Traktatin e Anëtarësimit dhe paketën financiare, në varësi të progresit të mëtejshëm.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos