GJKKO lë në burg dy drejtuesit e Komisariatit Sarandë, “arrest shtëpie” për dy të tjerë

Nga Edi Ruçi
19 Maj 2026, 22:14 | Kronikë

GJKKO lë në burg dy drejtuesit e Komisariatit Sarandë,

Ka perfunduar pas 7 oresh seanca gjyqesore per caktimin e masave te sigurise ne ngarkim te 4 drejtuesve te komisariatit Sarande.

Prokuroria e perfaqesuar nga Silvana Belishta dhe Esmeranda Basho kane kerkuar caktimin e masave arrest me burg 45 dite, afat brenda te cilit prokuroria do te te paraqesi ne gjykate prova shtese mbi te cilat mbeshtet akuzat ,per Gezim Bashllari dhe Robert Culli, dhe arrest ne shtepi per Ajdin Islamaj dhe Andi Duro, shkruan A2CNN. 

Avokatet mbrojtes kundershtuan masen e kerkuar nga prokuroret duke e cilesuar arrestimet e tyre te paligjshme dhe kerkuan lirimim e tyre te menjehershem. Gjate seances gjyqesore kane folur edhe vet kater drejtuesit te komisariatit te cilet kane hedhur poshte akuzat ndaj tyre, duke u shprehur se jane te pafajshem.

Gjykata e perfaqesuar nga gjyqtari Shkelzen Licaj vendosi ne perfundim te seances gjyqesore te pranoje kerkesen e prokurorise dhe caktimin e masave arrest me burg 30 dite per Gezim Bashllari dhe Robert Cullaj dhe arrest shtepie per Ajdin Islamaj dhe Andi Duro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos