Çollaku bën deklaratën e fortë: Suel Çela kërkoi arrestime që t’i siguronte PS-së në Elbasan 9 deputetë

Nga A2 CNN
19 Maj 2026, 21:57 | Kronikë

Gazetari Basir Çollaku bëri një deklaratë të fortë duke pretenduar se Suel Çela i ka kërkuar Taulant Ballës që të arrestohen emra të caktuar, për t’i dhënë në këmbim PS-së 9 deputetë në qarkun e Elbasanit. Po ashtu sipas gazetarit Çollaku kjo kërkesë ka marrë edhe miratimin e kryeministrit Edi Rama. Gazetari pretendon se komunikime të tilla ndodhen në dosjen hetimore. 

Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Çollaku tha: “Unë kam lexuar një dokument zyrtar, që është në dosje. Flet Suel Çela me gjyqtaren dhe i thotë: ‘I kemi thënë Taulantit, na arresto një, dy, tre emra dhe ne të sigurojmë 9 deputetë për PS-në në Elbasan. Jemi kamikaz për ju’. Ai tha ‘mi shkruaj në një copë letër, t’ia çoj Ramës, ia çoi, mori konfirmimin’…Është tekst i shkruar, është në dosje, është në gjykatë, është me dokument. Kjo është me emra, ja çuam, u vendos, por u tha ‘mbajeni fjalën ju, se ne duam 9 deputetë’. Cilin prej tyre thirri SPAK?! Kjo ka 5 vjet. Këtu çalon gjëja, por ka edhe shumë, s’do lexoj dosjen këtu. Ka plot dokumente të tilla”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos