Drejtuesi i “Porsche”-s tentoi të hiqte targën dhe të largohej pasi përplasi dy makina, pengohet nga qytetarët

Nga Çaku Tafa
19 Maj 2026, 21:37 | Kronikë

Drejtuesi i “Porsche”-s tentoi të hiqte targën dhe të

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në mbrëmje në qendër të Fierit, ku drejtuesi i një mjeti tip “Porsche”, duke lëvizur me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy automjete të parkuara, duke i dëmtuar rëndë.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, pas aksidentit drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet, madje ka hequr edhe targën e automjetit për të shmangur identifikimin.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e disa qytetarëve, të cilët e kanë penguar të largohej, si dhe reagimi i shpejtë i një patrulle policie që ndodhej pranë zonës, çka bëri të mundur neutralizimin dhe prangosjen e tij, shkruan A2CNN. 

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po kryejnë kontrollin e automjetit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Drejtuesi i “Porsche”-s tentoi të hiqte targën dhe tëDrejtuesi i “Porsche”-s tentoi të hiqte targën dhe të (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos