
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë, ku u gjet i pajetë në makinë një person.
Policia dyshon se i ndjeri ka kryer vetëvrasje në automjet, pasi gjatë kqyrjes i është gjetur vetëm një plumb në trup, raporton gazetari Igli Çelmeta.
Sipas njoftimit të "bluve", viktima me inicialet I. H. është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti tip “Volvo”, në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.
“Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri”.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(A2 Televizion)