Akuzohet për vjedhje dhe falsifikim të dokumenteve, kapet në Laç 26-vjeçari. Pritet ekstradimi në Spanjë

Nga A2 CNN
24 Prill 2026, 12:37 | Kronikë

Akuzohet për vjedhje dhe falsifikim të dokumenteve, kapet në

Një pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, i akuzuar për vjedhje me dhunë dhe për falsifikim të dokumenteve, është lokalizuar dhe kapur në Laç. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Mateo Selala.

Autoritetet gjyqësore në Spanjë, në muajin shkurt 2026, kanë lëshuar urdhërarresti ndërkombëtar për të, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Grupi kriminal”, shkruan A2.

Selala akuzohet se më datat 14 dhe 15 mars 2025 ka vjedhur në 2 banesa, në zona të ndryshme në Spanjë. Ai gjithashtu akuzohet se ka ndryshuar targat e një automjeti.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Madrid, për të ekstraduar 26-vjeçarin në Spanjë.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos