Aksidentet rrugore mund të konsiderohen të zakonshme në rrugët shqiptare, por përplasja e së dielës u bë e jashtëzakonshme për shkak se u përfshinë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Në aksin rrugor Levan Tepelenë, në zonën e quajtur kthesa e Cakranit një fugon i FNSH-së është përplasur me një automjet Mercedez Benz, duke përfunduar në kanal.
Si pasojë e kësaj përplasjeje tre punonjës të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë përfunduan në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu i plagosur mbeti edhe drejtuesi i automjetit Mercedez Benz ndaj të cilit u bënë edhe verifikimet paraprake.
Për shkak të numrit të lartë të personave të përfshirë në aksident, në vendngjarje shkuan tre autoambulanca ndërsa materialet e dokumentuara nga efektivët e policisë rrugore i kaluan për hetime të mëtejshme prokurorisë së rrethit Fier. (A2 Televizion)