Në kërkim për atentatin e 8 shtatorit në Shkodër, arrestohet 17-vjeçari, iu gjet edhe kokainë

Nga Senad Nikshiqi
7 Dhjetor 2025, 13:04 | Kronikë

Në kërkim për atentatin e 8 shtatorit në Shkodër,

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 17-vjeçarin Danjel Ndreu, i cili ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për bashkëpunim në atentatin e 8 shtatorit në qendër të qytetit.

Ngjarja e rëndë solli humbjen e jetës së Armando Palit dhe Liridon Krajës, ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso shënjestra e dyshuar e sulmit dhe kamariere Meri Kaceri.

I mituri u ndalua nga forcat “Shqiponja” gjatë një kontrolli rutinë, ku iu gjetën disa doza kokaine. Pas shoqërimit në komisariat, rezultoi se ai kërkohej gjithashtu edhe për vjedhjen e një motori në muajin gusht.

Pritet të përcaktohet cilat akuza do të formalizojë Prokuroria e Shkodrës ndaj Ndreut në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos