Furgoni i FNSH përplaset me Benzin dhe përfundon në kanal në Fier, plagosen dy efektivë

Nga Çaku Tafa
7 Dhjetor 2025, 11:17 | Kronikë

Furgoni i FNSH përplaset me Benzin dhe përfundon në kanal në

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Kthesa e Cakranit”. A2 CNN raporton se një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Furgoni i FNSH përplaset me Benzin dhe përfundon në kanal në

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy efektivë policie, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Furgoni i FNSH përplaset me Benzin dhe përfundon në kanal në

Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftim i Policisë Fier

Informacion paraprak/Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Cakranit", automjeti me drejtues shtetasin A. Y., ka goditur automjetin e FNSH Fier, me drejtues punonjësin e policisë K. H. Për pasojë është dëmtuar shtetasi A. Y. dhe tre punonjës të policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos