Në kërkim për dëshmi të rreme dhe futje të sendeve të palejuara në burg, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2025, 11:11 | Kronikë

Në kërkim për dëshmi të rreme dhe futje të sendeve

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë kapën dhe arrestuan një 36-vjeçar të shpallur në kërkim, i cili tentonte të hynte në Shqipëri. Sipas njoftimit të policisë, i ndaluari është një 36-vjeçar nga Elbasani. A2 CNN raporton se ndaj tij gjykata e Durrësit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Dëshmi e rremë”, dhe “Futja e sendeve të palejuara në IEVP”.

“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim. Në kuadër të kontrolleve dhe intervistimeve të thelluara në PKK Kapshticë, në hyrje për në Shqipëri është ndaluar shtetasi P. N., 36 vjeç, banues në Elbasan. Ndaj të cilit, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dëshmi e rremë” dhe “Futja e sendeve të palejuara në IEVP”, i cili po kalonte kufirin në kundërshtim me ligjin”, njofton Policia.

Materialet e mëtejshme procedurale u referuan tek DVP Elbasan për vijimin e hetimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos