Aksident në rrugën rurale autostradë-Bubullimë. Mjeti tip Volkswagen Turan, me targa AA 916 OP, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.
Janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes drejtuesi i mjetit, një shtetas 40-vjeçar, dhe dy persona të tjerë që udhëtonin me të.
Sipas mjekëve, të tre janë jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2.
Uniformat blu shkuan në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit si dhe për disiplinimin e qarkullimit në këtë aks. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se automjeti tip fuoristradë me targa të huaja i ka ngushtuar rrugën mjetit tip Volkswagen që ishte në manovër parakalimi dhe për pasojë ka përfunduar në kanal.
Të lënduarit po marrin mjekim dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. (A2 Televizion)