Vodhën kompjuterët e një shkolle në Babrru, arrestohet 19-vjeçari, procedohen dy nxënës të mitur

Nga A2 CNN
15 Janar 2025, 14:01 | Kronikë

Vodhën kompjuterët e një shkolle në Babrru, arrestohet

Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar si dhe ka proceduar në gjendje të lirë dy të mitur, pasi kanë vjedhur disa ditë më parë disa kompjuterë në një shkollë në Babrru.

Në pranga përfundoi shtetasi E.N., 19 vjeç, ndërsa për 2 bashkëpunëtorët e tij, të moshave 14 dhe 17 vjeç (nxënës të kësaj shkolle), filloi procedimi në gjendje të lirë.

Pajisjet e vjedhura, konkretisht: 3 kompjuterë, 1 laptop, 5 tastiera kompjuteri, 3 monitorë, 1 celular dhe 2 bokse, u gjetën të fshehura nga këta 3 shtetas dhe u sekuestruan nga Policia, me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos