Iu gjetën në banesë kokainë dhe municion luftarak, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë

Nga A2 CNN
15 Janar 2025, 13:12 | Kronikë

Iu gjetën në banesë kokainë dhe municion luftarak,

Policia e Vlorës ka goditur një rast të shitjes së drogave të forta dhe ka vënë në pranga një 30-vjeçar. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan doza kokaine dhe municion luftarak. 

Njoftimi i Policisë Vlorë

DVP Vlorë/Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, bazuar në inteligjencën policore, goditet një rast i shitjes së drogave të forta, në doza.  

Arrestohet në flagrancë autori i rastit, të cilit iu gjetën në banesë, doza kokaine dhe municion luftarak. 

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të veprimeve operacionale për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas posedonte lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen, ushtruan kontroll në banesën e tij.

Gjatë kontrollit në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan doza kokaine dhe municion luftarak. 

Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi B. T., 30 vjeç, banues në Vlorë.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos