Dy makina janë përfshirë në një aksident në zonën e Xhafzotaj në Shijak.
Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur pranë një prej fabrikave të zonës, teksa dy drejtuesit kanë mbetur të lënduar.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka dërguarit në spital, teksa po punohet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. (A2 Televizion)