Një person, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë, është përplasur nga një makinë te kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit.
Për fat të mirë, drejtuesi i biçikletës ka pësuar vetëm disa lëndime të lehta, shkruan A2 CNN.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)