Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, ku mbeti i plagosur një person. Gazetari i A2 CNN, Julian Kasapi mëson se nga të shtënat me armë në rrugën Princ Vidi, ka mbetur i plagosur Ervin Nela.
“Ervin Nela është plagosur nga kushëriri i tij, Mario Nela. Ka një plumb në pulpën e këmbës dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën”, raporton gazetari i A2.
Mbetet i paqartë akoma shkaku i konfliktit, hetuesit pritet të marrin në pyetje në spital të plagosurin.
Të shtëna me armë zjarri ndodhën mesditën e sotme në Tiranë në rrugën Princ Vidi.
(A2 Televizion)