Aksident tragjik në Bulqizë-Klos, humb jetën një pasagjer dhe plagosen katër persona

Nga A2 CNN
31 Maj 2026, 16:51 | Kronikë

Aksident tragjik në Bulqizë-Klos, humb jetën një pasagjer

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Bulqizë-Klos, në vendin e njohur si “Plani i Bardhë”, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas informacionit paraprak, në aksident janë përfshirë automjetet që drejtoheshin nga shtetasit Xh. S. dhe S. C. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi H. Gj., i cili udhëtonte si pasagjer në automjetin e drejtuar nga shtetasi S. C, shkruan A2CNN. 

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur gjithashtu dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime zyrtare bëjnë me dije se të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos