Aksident tragjik në Divjakë, humb jetën 57-vjeçari teksa punonte tokën

Nga A2 CNN
6 Maj 2026, 19:10 | Kronikë

Aksident tragjik në Divjakë, humb jetën 57-vjeçari teksa

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Babunjë e Re, në bashkinë Divjakë, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën në rrethana aksidentale.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Kujtim Meçi, banues në zonën Fier-Seman. Ai ishte duke punuar tokën e tij bujqësore me një zetor, kur mjeti është përmbysur, duke e zënë poshtë.

Si pasojë e plagëve të marra, 57-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një aksident të rëndë gjatë punës në bujqësi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos