Tek grupi i Laert Haxhiut, tritol lokalit, Noizy shkon të dëshmojë në GJKKO

Nga Armand Bajrami
6 Maj 2026, 18:41 | Kronikë

Rreperi Rigels Rajku, i njohur gjerësisht me emrin e artit “Noizy” ishte të mërkurën në Gjykatën e Posaçme. Ashtu si në tekstet e këngëve të tij, ku përmend shpesh “çunat me kapuça”, Noizy mbajti veshur një të tillë teksa përshkoi hapësirën nga detektori i parë i sigurisë, deri në hyrje të gjykatës.

Rajku ishte thirrur si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj 9 personave të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu. Mes 15 episodeve kriminal që i faturon SPAK të dyshuarve është edhe “shkatërrimi me eksploziv” i një lokali në pronësi të Rigles Rajkut dhe të atit në zonën e Currilave në Durrës, ngjarje e ndodhur në 8 qershor 2022.

Ndonëse ishte i pranishëm, Noizy nuk mundi të dëshmojë. Pasi konstatoi mungesën e disa prej avokatëve të të pandehurve në proces, gjykata ndërpreu seancën dhe e shty atë për më 13 maj.

Bashkë me artistin në sallën e gjyqit mbërritën për të dëshmuar edhe babai dhe motra e tij, të cilët u ftuan nga gjykata të riparaqiten në seancat e radhës.

Por eksplozivin e vendosur 4 vjet më parë në lokalin në pronësi të reperit dhe të atit SPAK akuzon të penduarin e drejtësisë, ArtanTafani dhe të pandehurit Lulëzim Spahia e Erisiano Abedini.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos