U pezullua pas tragjedisë ku humbën jetën dy fëmijë, Hita shkarkon nga detyra Afrim Tafën

Nga Igli Çelmeta
6 Maj 2026, 19:01 | Kronikë

U pezullua pas tragjedisë ku humbën jetën dy fëmijë,

Pasi e pezulloi dy ditë më parë, Hita shkarkon nga detyra drejtorin e Policisë së Durrësit, Afrim Tafën. Arsyeja e shkarkimit sipas kryepolicit është performanca e dobët, bëjnë me dije burime për A2CNN.

Tafa u pezullua nga detyra dy ditë më parë pas aksidentit të rëndë në Durrës ku 57-vjeçari Nikollë Radaçi i dehur në timon përplasi për vdekje dy fëmijë.

Në kuadër të masave pas aksidentit të rëndë po sot Policia e Shtetit njoftoi rikthimin e patrullave në terren për të kryer ndalime të shoferëve shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor. Në fakt më 10 prill ishte vetë Hita që urdhëroi heqjen e patrullave në rrugët interurbane dhe urdhëroi policinë rrugore të mos ndalonin drejtuesit e mjeteve.

Afrim Tafa drejtoi Policinë e Durrësit për rreth 3 muaj e gjysmë. Ai u emërua në detyrë nga ish-kryepolici, Ilir Proda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos