Aksident tragjik në Elbasan, makina përplas për vdekje 7-vjeçarin në afërsi të shkollës

Nga Igli Çelmeta
25 Maj 2026, 15:39 | Kronikë

Vetëm tre javë pas aksidentit tragjik në Durrës, ku një drejtues mjeti në gjendje të dehur përplasi për vdekje dy fëmijë, një tjetër aksident i rëndë me pasoja fatale ka tronditur vendin. Këtë herë, viktimë ka mbetur një i mitur.

Rreth orës 08:00 të mëngjesit të kësaj të hëne, në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”, në fshatin Mengël, automjeti që drejtohej nga regjisori Petri Bozo përplasi një 7-vjeçar, i cili si pasojë humbi jetën.

Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare “Sulejman Rranci”, e vendosur buzë aksit nacional “Elbasan–Librazhd”. I mituri kishte shoqëruar motrën në shkollë së bashku me nënën e tyre, ndërsa vetë zhvillonte mësimin pasdite në të njëjtën shkollë.

Dinamika dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia nuk ka dhënë ende një version zyrtar të ngjarjes. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, pasi kishin lënë vajzën në shkollë, nëna dhe djali po drejtoheshin drejt një dyqani pranë saj. Në ato momente, dyshohet se 7-vjeçari i është shkëputur nga dora së ëmës dhe është përplasur nga automjeti që drejtohej nga regjisori Bozo.

Banorët e zonës shprehen të tronditur nga ngjarja. Pas aksidentit, policia shoqëroi në komisariat regjisorin Petri Bozo i cili ka deklaruar se nuk ka qenë me shpejtësi, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos