Katër automjete dhe një motoçikletë janë përfshirë në një aksident të ndodhur pasditen e sotme tek Bulevardi i Palmave, në qytetin e Lushnjës.
Fatmirësisht nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe pa pasoja në jetë njerëzish.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe përveç dokumentimit të aksidentit po disiplinon dhe trafikun qytetas.
Ambulanca është thirrur për sigurinë e personave të përfshirë në aksident për ekzaminime. (A2 Televizion)