Hyri në banesën e 18-vjeçares në Gramsh dhe tentoi ta merrte me forcë, arrestohet autori

Nga A2 CNN
27 Maj 2025, 14:21 | Kronikë

Hyri në banesën e 18-vjeçares në Gramsh dhe tentoi ta

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gramshit pasi hyri me forcë në banesën e një 18-vjeçareje dhe tentoi ta merrte me vete, jashtë dëshirës së saj.

Përmes një njoftimi, Policia me dije se 38-vjeçari gjithashtu e ka goditur me shpullë të renë, shkruan A2 CNN.

Nga verifikimet e kryera, rezulton se shtetasi i arrestuar është me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjes.

Ndërkohë në drejtimin e Prokurorisë po punohet për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në Gramsh.

Arrestimi i tij u bë pasi ka kallëzuar një 18 vjeçare, se 38-vjeçari i është futur pa dëshirë në banesë, e ka goditur me shpullë dhe ka tentuar ta marrë me forcë. Nga verifikimet e kryera menjëherë pas kallëzimit, rezultoi se shtetasi E. K. është dhe me precedent penal në fushën e vjedhjes. Në drejtimin e Prokurorisë po punohet për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos