Zjarr i qëllimshëm në Memaliaj, shkrumbohen kullotat

Nga Rigels Malile
27 Maj 2025, 19:15 | Kronikë

Zjarr i qëllimshëm në Memaliaj, shkrumbohen kullotat

Marrin zjarr kullotat në Memaliaj. Zjarri është konstatuar në fshatin Anë Vjosë të Njësisë Administrative Qesarat të Bashkisë Memaliaj para 1 ore. A2 CNN mëson se ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ka qenë e vështirë për shkak të vështirësisë së terrenit.

Zjarri mendohet se është shkaktuar nga një bari i zonës. Duke operuar me mjete rrethanore nga zjarrfikësit e Memaliajt arritën të shuanin flakët e zjarrit.

Nga të dhënat e para mësohet zjarri shkrumboi një hapësirë prej dy dynymë kullote. Policia po heton për të zbuluar zjarrvënësin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos