Pas aksidentit me vdekje një ditë më parë në minierën e Katjelit në Përrenjas, prokuroria ka nisur hetimet për administratorin e minierës, drejtuesin teknik dhe përgjegjësin e turnit.
“Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", për administratorin e minierës, shtetasin G. B., 56 vjeç, drejtuesin teknik shtetasin H. K., 62 vjeç dhe përgjegjësin e turnit shtetasin G. K., 62 vjeç”, njofton Policia, përcjell A2 CNN.
Një ditë më parë në fshatin Katjel, gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën 57 vjeçari Syrja Bego. Dyshohet se 57-vjeçarin e ka zënë një gur minerali poshtë, shkruan A2 CNN.
Policia njofton se grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë ka vijuar veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. (A2 Televizion)