Është gjendur trupi i pajetë i shoferit të një automjeti tip Ford që doli nga rruga mbrëmjen e së enjtes në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në fshatin Konjat.
Mjeti me targa AA 750 UE mori me vete jashtë rrugës, barrierat e hekurta dhe përfundoi në oborrin e një shtëpie, në anë të autostradës.
Dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë tepër të lartë. Në Konjat aksidente të tilla janë të shpeshta për shkak të shpejtësisë së lëvizjes. (A2 Televizion)