Një tjetër shqiptar arrestohet në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Në pranga ka përfunduar 36-vjeçari Armis Stafa, i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për pastrim parash, nëpërmjet skemës së shitblerjes së automjeteve.
Për të Gjykata e Posaçme ka caktuar arrest në burg në mungesë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
Armis Stafa, i njohur edhe me identitetin Armees Stava akuzohet se në bashkëpunim me të tjerë, ka pastruar nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, paratë e vëllezërve Franc Çopja dhe Hajdar Çopja, të përfituara nga veprimtari kriminale. (A2 Televizion)