A2 CNN ka siguruar pamjet e aksidentit të trefishtë në qytetin e Shkodrës, si pasojë e të cilit një person rreth 50 vjeç ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur rëndë.
Një automjet përplasi fillimisht një person që po lëvizte me biçikletë dhe pastaj përplasi edhe me një automjet tjetër.
Siç shihet edhe përmes këtyre pamjeve të siguruara nga A2 CNN, përplasja ka qenë tepër e fortë, ku ndërroi jetë personi që ishte në biçikletë dhe u plagosën rëndë dy shoferët e makinave, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)