Një viktimë dhe dy të plagosur, si ndodhi aksidenti tragjik në Shkodër

Nga Senad Nikshiqi
21 Maj 2026, 08:58 | Kronikë

Një viktimë dhe dy të plagosur, si ndodhi aksidenti tragjik

Një aksident tragjik ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës, ku një person rreth 50 vjeç ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet përplasi fillimisht një person që po lëvizte me biçikletë dhe për pasojë u përplas edhe me një automjet që ndodhej para tyre.

Siç shihet edhe përmes këtyre pamjeve të siguruara nga A2 CNN, përplasja ka qenë tepër e fortë, ku ndërroi jetë personi që ishte në biçikletë dhe u plagosën rëndë dy shoferët e makinave, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos