Aksidenti tragjik me pasojë vdekjen e një fëmijë, burg pa afat për ukrainasin

Nga Rigels Malile
29 Korrik 2025, 12:28 | Kronikë

Aksidenti tragjik me pasojë vdekjen e një fëmijë, burg pa

Arrest në burg ka qenë vendimi i sapomarrë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër, në ngarkim të Vadym Tryfonony, shtetasit ukrainas i cili dy ditë më parë, teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij Mercedez Benz, u përplas me një Range Rover në kthesën e Luftinjës, në aksin nacional Memaliaj-Mallakaster, duke shkaktuar vdekjen e një fëmije 7-vjeçar që ndodhej në bordin e Range Rover që drejtohej nga i ati i tij, Blerim Dulaj.

Prokurorja e çështjes, Aulona Haxhiraj, ka dhënë detajet nga aksidenti bazuar nga ekspertimi i grupit hetimor, ku bën fajtor shtetasin ukrainas i cili ka konsumuar veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekje, shkruan A2.

Pas kësaj, gjykatësja Entela Selmanaj ka dhënë masën e arrestit burg pa afat. Seanca gjyqësore është zhvilluar në pavionin e kirurgjisë, në spitalin rajonal të Gjirokastrës, nga ku ndodhet i shtruar me fraktura të shumta në gjymtyrë turisti i arrestuar ukrainas i cili kishte ardhur në Shqipëri për pushime pasi kishte prenotuar dhomë për 7 ditë në Ksamil. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos