“Kozeta kishte lidhje me shumë të tjerë!” Flet nëna e autorit të vrasjes së 52-vjeçares në Pogradec: Djali im nuk është vrasës

Nga Artin Halili
29 Korrik 2025, 10:08 | Kronikë

“Kozeta kishte lidhje me shumë të tjerë!” Flet

Nëna e autorit të dyshuar për vrasjen në Pogradec të 52-vjeçares Kozeta Teço ka përjashtuar çdo mundësi që i biri të ketë vrarë ish-bashkëjetuesen e tij. Ajo tha se ata bashkëjetonin prej kohësh dhe se djali e donte pavarësisht se ajo ishte më e madhe se ai, raporton A2 CNN.

Sipas Sanie Selman, djali i saj 31-vjeçar nuk ishte i dhunshëm, nuk shkaktonte asnjëherë probleme në shtëpi kundrejt saj dhe të atit, akoma më tej me komshinjtë.

"Pyesni në lagje dhe do t’iu tregojnë çfarë djali ishte, ai nuk ngatërrohej  me askënd, ai nuk vriste një mizë dhe jo më të vrasë një njeri, herë pas here kërkonte ndonjë lek por kaq", tha mes lotësh nëna e të riut. Djali bashkëjetonte me të dhe atë ditë ka marrë plehrat dhe i ka hedhur në kosh që ishin tek dera e shtëpisë, pavarësisht se unë nuk kam qenë dakord me lidhjen e tyre, nuk i kam kërkuar asnjëherë që të ndaheshin, pasi djali e kishte pranuar ashtu siç ishte", tregon më tej nëna e 31-vjeçarit, përcjell A2 CNN.

Ajo thotë se viktima nuk kishte lidhje vetëm me djalin e saj por edhe me shumë të tjerë, ndërsa kërkon që të zbardhet e vërteta duke mohuar përfshirjen e të birit në vrasje.

"Jam shumë e tronditur, kam lexuar dhe parë në media shumë të pavërteta që ka nxjerrë policia si informacion, edhe ne si prindër e kemi marrë vesh nga media dhe policia ngjarjen, ata erdhën në shtëpi, 15 policë gati ma mbytën djalin. Djali im është i sëmurë me zemër, ka probleme shëndetësore dhe ja kemi ndërruar disa herë gjakun, trajtohet edhe me kemp për probleme me zemrën. Kërkoj që të dalë e vërteta, sepse me sa di unë, ajo nuk kishte lidhje vetëm me djalin tim, por edhe me shumë të tjerë, policia të hetojë dhe të zbardhë të vërtetën, djali im nuk është vrasës, djali im nuk ka krijuar asnjëherë probleme, pyesni ku të doni", deklaroi jashtë kamerave Sanie Selmani.

Ilirjan Selmani akuzohet nga policia si autor i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Pogradec një ditë më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos