
Një aksion antidrogë është zhvilluar nga Policia në Gramsh, ku janë sekuestruar rreth 400 gramë kokainë.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se në kuadër të operacionit janë arrestuar disa persona. Aksioni policor është në vijim, ndërsa priten detaje të tjera në lidhje me të arrestuarit dhe rrethanat e operacionit.
Në përditësim... (A2 Televizion)