
Dhuna ndaj bashkëshortes ose bashkëshortit vijon të mbetet ende shkaku kryesor i divorceve edhe në ditët e sotme. Në Durrës numri i divorceve rritet nga viti në vit dhe aq sa pozitive është fakti që gratë janë ndërgjegjësuar duke mos lejuar më nënshtrimin ndaj dhunës për hir të familjes, po aq shqetësues mbete fakti që shkaku kryesor i divorceve vijon të mbetet dhuna.
Edhe në rastet kur bashkëshortja është tërhequr në momentin e fundit pasi bashkëshorti ka shfaqur pendesë, është detyruar të ribëjë sërish kërkesën për divorc pas 3 apo 4 muajsh pasi dhuna është rikthyer.
Ndërkohë ndonëse legjislacioni në mbrojtje të viktimave të dhunës në familje në letër është I mirë, në realitet sipas avokates, nuk funksionon. Sipas saj urdhrat e mbrojtjes kanë shumë problematikë në zbatim nga institucionet përgjegjëse.
Për këtë arsye një pjesë e konsiderueshme e proceseve të divorceve lindin çështje penale kryesisht për dhunë në familje, duke treguar një sërë problematikash në trajtimin e këtij fenomeni që vijon të rëndojë në shoqërinë shqiptare. (A2 Televizion)