Liverpool shkatërron Manchester United, surpriza dhe rezultate të papritura në Angli!

Nga Dea Kozma
23 Nëntor 2026, 11:50 | Sport

Java e Premier League dhuroi emocione të forta, por e gjithë vëmendja ishte e përqendruar në Anfield, aty ku Liverpooli i dha një leksion futbolli rivalit të përjetshëm, Manchester United.

Të kuqtë triumfuan me rezultatin e thellë 4-0, në një ndeshje ku dominuan nga minuta e parë deri në fund. Liverpooli ishte superior në lojë, raste dhe efikasitet, duke mos i lënë asnjë hapësirë reagimi skuadrës së Manchester United.

Protagonistët ishin Szoboszlai, Florian wirtz, Rio Ngumoha dhe Víctor Muñoz, autorët e katër golave. Veçanërisht wirtz, me një gol dhe një asist.Për Manchester United, makthi nisi që në minutën e tetë, kur Leny Yoro u ndëshkua me karton të kuq. Një debutim për t'u harruar për trajnerin Mauricio Pochettino.

Një humbje e rëndë për 'Djajtë e Kuq', të cilët u larguan nga Anfield me shumë pikëpyetje ndërsa mbeten të parafundit në renditje me vetëm tetë pikë, një më shumë se vendi i fundit Crystal Palace ndërsa Liverpooli konfirmoi forcën e tij në garën për objektivat e sezonit.

Por nuk ishte vetëm Liverpooli që festoi. Në ndeshjet e tjera, Chelsea pësoi një humbje të rëndë 4-1 ndaj Leeds United, ndërsa Manchester City u ndal në barazimin 1-1 nga Fulham.

Surpriza erdhi edhe nga Hull City, që mposhti Brightonin 2-0, ndërsa Arsenali nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në transfertën ndaj Neëcastle United. Kreun në Premier League e mban Arsenali me 28 pikë, ndjekur nga Brighton dhe Manchester  City me 22 pikë ndërsa në vendin e katërt qëndron Liverpool me 21 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos