La Liga, Barcelona “përmbys” Villarrealin dhe ruan kreun

Nga Dea Kozma
23 Nëntor 2026, 11:15 | Futboll

La Liga dhuroi emocione të jashtëzakonshme, me Barcelonën që arriti një fitore dramatike ndaj Villarrealit, duke përmbysur gjithçka në Camp Nou.

Skuadra e Hansi Flick vuajti shumë në minutat e para, pasi Villarreal goditi dy herë brenda vetëm shtatë minutash. Barcelona pati mundësinë të rikthehej më shpejt në lojë, por Lamine Yamal gaboi nga pika e bardhë, duke dërguar penalltinë në shtyllë.

Megjithatë, pjesa e dytë foli e gjitha për katalanasit! Zherard Martín ngushtoi shifrat në minutën e 57-të, ndërsa vetëm katër minuta më vonë, Fermín López vendosi baraspeshën me një goditje fantastike.

Përmbysja u kompletua në minutën e 67-të, kur Pau Navarro dërgoi topin në portën e tij, pas një aksioni të rrezikshëm të Barcelonës. Sikur të mos mjaftonte kjo po i njëjti protagonist, Pau Navarros u ndëshkua me karton të kuq dhe la skuadrën me 10 lojtarë.

Një fitore me karakter për Barcelonën, që shkon në kuotën e 36 pikëve dhe ruan kreun e La Ligës, me tri pikë avantazh ndaj Real Madridit.Ndërkohë, në takimin tjetër Atletico Madrid mposhti Getafen 3-0 dhe shkon në kuotën e 31 pikëve pas 13 javësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos