Spektakël në Itali, Atalanta barazon me Interin, Milani feston me 5 gola

Nga Dea Kozma
23 Nëntor 2026, 11:10 | Futboll

Një mbrëmje e çmendur në Serinë A! Interi dhe Atalanta dhuruan një spektakël të jashtëzakonshëm në Bergamo, me tetë gola dhe një barazim dramatik 4-4

Protagonisti absolut i zikaltërve ishte Pio Esposito, që realizoi një tregolësh fantastik, duke e çuar Interin disa herë në avantazh. Por Atalanta nuk u dorëzua! De Ketelaere realizoi dy herë, ndërsa në minutën e 90-të, pas një penalltie të fituar, Franck Kessie u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke vulosur rezultatin 4-4. Një barazim që i kushtoi Interit dy pikë të rëndësishme në garën për kreun.

Në krahun tjetër, festa ishte kuqezi në San Siro! Milani dominoi Frosinonen, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-1.

Adrien Rabiot ishte truri i lojës së kuqezinjve, me dy asistime dhe një kontribut vendimtar edhe në golin e parë, kur Calvani devijoi topin në portën e tij.Gonçalo Ramos dyfishoi shifrat në minutën e 19-të, ndërsa përgjigjja e Frosinones erdhi nga Masini.

Në pjesën e dytë, Milani ngriti ritmin. Ardon Jashari realizoi golin e tretë, vetëm pak minuta pas hyrjes në fushë, duke shënuar golin e tij të parë me fanellën kuqezi. Më pas ishte radha e talentit Alphadjo Cisse, që vulosi golin e katërt, ndërsa Christian Pulisic kompletoi pokerin e golave të Milanit me një finalizim elegant.

Një fitore bindëse për skuadrën e Ruben Amorim, që konfirmon ambiciet në garën për kreun e Serisë A..Aktualisht kreun e mban Lazio me 32 pikë, 2 më shumës e Roma e vendit të dytë. Inter është ne vendin e tretë me 29 pikë, 2 më shumë se Milani i vendit të katërt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos