Aksion kontrolli në burgun e Durrësit, sekuestrohen disa telefonë

Nga Elitjona Doko
1 Maj 2026, 08:24 | Kronikë

Aksion kontrolli në burgun e Durrësit, sekuestrohen disa telefonë

Një aksion i befasishëm kontrolli është zhvilluar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës, me qëllim goditjen e futjes dhe përdorimit të sendeve të ndaluara brenda ambienteve të paraburgimit, raporton A2CNN.

Operacioni është ndërmarrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, pas informacioneve të siguruara nga strukturat operative dhe analizës së riskut, ndërsa kontrollet janë ushtruar në orët e para të mëngjesit, në zbatim të një urdhri të posaçëm dhe me pjesëmarrjen e forcave speciale.

Gjatë kontrollit në ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit janë sekuestruar tre telefona celularë tip “iPhone”, të ndezur dhe funksionalë. Sipas burimeve, një prej tyre është gjetur në posedim të një të paraburgosuri me inicialet B.G., ndërsa dy të tjerë, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, janë konstatuar pa autor në ambiente të ndryshme të institucionit.

Menjëherë pas konstatimit, i paraburgosuri është veçuar, është hartuar raporti i incidentit dhe është mbajtur procesverbali për bllokimin e sendeve të ndaluara. Materialet i janë referuar më tej Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm për vijimin ehetimeve.

.Aksion kontrolli në burgun e Durrësit, sekuestrohen disa telefonëAksion kontrolli në burgun e Durrësit, sekuestrohen disa telefonë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos