Gjashtë vite pasi kallëzoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe të tjerë për çështjen “Partizani”, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mbërriti në Gjykatën e Posaçme, si dëshmitari i parë i kërkuar nga SPAK në këtë proces.
Pasi u ftua në sallën e gjyqit, ku nuk ishte i pranishëm ish-kryeministri Berisha, por vetëm dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, për gati3 orë e 30 minuta, deputeti socialist iu përgjigj pyetjeve të palëve. Balla tha se kishte kërkuar hetimin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, pasi dyshonte se ishte shkelur ligji, shkruan A2 CNN.
Sipas tij, Berisha kishte shfrytëzuar pushtetin si kryeministër dhe dhëndri Malltezi, pushtetin e vjehrrit të tij për ta zhvilluar gjithë procedurën në një kohë rekord prej 6 muajsh dhe se vlerësimi10 mln lekë i pronave mbi truall ishte qesharak. Në përgjigje të pyetjeve të të pandehurit Malltezi Balla tha se kallëzimi nuk kishte qenë vullnet i grupit parlamentar të PS, por kishte kryer detyrën si qytetar dashamirës i sportit dhesi përfaqësues i zgjedhësve të tij në Kuvend. “I qëndroj asaj që kam thënë në kallëzim, u shpreh Balla, në atë kohë, në vitin 2008 Berisha ka qenë kryetar i KKRRT.
Në atë kohë është bërë ndryshimi i destinacionit”. Në përgjigje të avokatit të Berishës, Genci Gjokutaj, Balla tha se nuk e kishte diskutuar me kryeministrin Edi Rama kallëzimin dhe se nuk i kishte marrë leje kreut të partisë. Avokatët këmbëngulën për burimin e informacionit për kallëzimin, për të cilin Balla tha se e kishte siguruar nga media, nga denoncime të qytetarëve dhe nga statusi i tij si deputet në korrespondenca me institucionet, raporton A2 CNN.
Por ndërsa Balla paralajmëroi se së shpejti do të kthehet në SPAK për një kallëzim të ri për “21 janarit”, i pandehuri Jamarbë Malltezi, listoi 11 gwnjeshtra sipas tij të Ballës nga tavolina e dëshmitarit.
Përveç deputetit Balla, SPAK ka kërkuar edhe pyetjen e10 dëshmitarëve në proces, mes të cilëve janë edhe Paro Laci, Albert Xhami dhe Isa Tare, ish-drejtues të klubit dhe klubit shumës portësh “Partizani”. (A2 Televizion)