Heqja e kompleksit “Partizani” nga plani i përhapjes, Malltezi-Ballës: Si e dije kur ishte sekret?! Ja përgjigjja e deputetit

Nga Armand Bajrami
30 Prill 2026, 13:37 | Kronikë

Heqja e kompleksit “Partizani” nga plani i përhapjes,

A2CNN ka zbardhur dëshminë e plotë dhe përgjigjet që po jep në GJKKO kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla në seancën e çështjes “Partizani”, ku ai është paraqitur në cilësinë e kallëzuesit. Një pikë e rëndësishme ishte heqja e ish-kompleksit “Partizani” nga plani i përhapjes, që i hapi rrugë privatizimit të tij.

Malltezi e ka pyetur Ballën se si e di ky i fundit planin e përhapjes, kur ai është sekret. Balla iu përgjigj se fakti që e privatizuar, tregon që ky plan nuk ka qenë aq sekret, ndonëse deputeti socialist mohoi ta ketë parë. I pyetur se në çfarë prove bazohej kur tha se “Malltezi dilte garant”, Balla tha se prova më e lartë ishte akti i vlerësimit të një prone, që ishin dy godina të mëdha, në mes të Tiranës me 100 mijë euro.

Kujtojmë që ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, janë në akuzë në lidhje me privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”.

Pyetje-përgjigje

Malltezi: A mendoni se është 6 muaj afati kur është kryer?

Balla: Në kallëzim kam pohuar se kjo pronë është kthyer shumë e shumë më herët.

Malltezi: Kur është hequr nga plani i përhapjes?

Balla: Nuk e mbaj mend. Nga media kam dëgjuar ish-zyrtarë të lartë të ushtrisë të shqetësuar për nxjerrjen e kësaj prone nga plani i përhapjes.

Malltezi: Si e dini ju planin e përhapjes, kur plani i përhapjes është sekret?

Balla: Fakti që e privatizuat, tregon se nuk ishte aq sekret.

Malltezi: E keni parë planin e përhapjes?

Balla: Jo, nuk e kam parë.

Malltezi: A jeni në dijeni që Majko dhe Klosi janë shprehur për privatizimin në 2005?

Balla: Jo nuk jam në dijeni.

Malltezi: Po që janë Ruli edhe Mediu në 2008?

Balla: Po, e kam dëgjuar.

Malltezi: Po përse nuk e paskeni dëgjuar nga ministrat socialistë?

Balla: Unë i shoh si ministra të shtetit shqiptar, jo se të kujt partie janë. Kushdo që ka bërë paudhësi, të mbajë përgjegjësi.

Malltezi: Cili ligj është shkelur në procedurë?

Balla: Mendoj se kjo pronë nuk duhet t’i kthehej pronarëve, por duhet ta kishte shteti shqiptar. Është shkelur interesi publik.

Malltezi: Në çfarë prove bazoheni kur keni thënë "Malltezi dilte garant".

Balla: Nuk ka provë më të lartë, sesa akti i vlerësimit të një prone, dy godina të mëdha, në mes të Tiranës me 100 mijë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos