Tentoi t’i fusë në telefon në burg bashkëshortit të dënuar, pezullohet takimi në Rrogozhinë

Nga A2 CNN
30 Prill 2026, 16:53 | Kronikë

Tentoi t’i fusë në telefon në burg bashkëshortit

Është parandaluar një tjetër tentativë e futjes së sendeve të ndaluara në burgun e Rrogozhinës. A2 CNN mëson se gjatë kontrollit të ushtruar ndaj familjarëve, u evidentua futja e një telefoni celular në regjimin e brendshëm të institucionit.

“Gjatë kontrollit të shtetases B. D., e cila kishte ardhur për takim me bashkëshortin e saj, të dënuarin F. D., u zbulua një telefon celular tip “Samsung Smart”, me ngjyrë të zezë, i fshehur në pjesën e pasme të pulpës së mbështjellë me fasho farmaceutike, me qëllim shmangien e evidentimit gjatë kontrollit”, njofton drejtoria e Burgjeve në rrjetet sociale.

Tentoi t’i fusë në telefon në burg bashkëshortit

Sipas njoftimit, menjëherë u pezullua takimi i të burgosurit me bashkëshorten, u mbajt procesverbal për bllokimin e sendit, si edhe u njoftuan drejtuesit e institucionit dhe u vu në dijeni Specialisti i SHKB për vijimin e veprimeve hetimore.

Ndërsa paralelisht, po ushtrohet kontroll në ambientin ku është i akomoduar i dënuari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos