Aksion kundër lojërave të fatit në Juglindje, 9 të arrestuar

Nga Artin Halili
7 Dhjetor 2023, 10:26 | Kronikë

Aksion kundër lojërave të fatit në Juglindje, 9 të

Një aksion kundër lojërave të fatit që ka çuar në shoqërimin e dhjetëra personave është zhvilluar nga policia në juglindje të vendit.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se aksioni është zhvilluar, mbrëmjen e djeshme, e ka vazhduar gjatë gjithë natës. Fokusi ka qenë te lojërat e fatit, ndërsa janë kontrolluar ambiente dhe lokale.

Nga komisariati i Korçës u shoqëruan 15 persona, ndërsa u arrestuan 5 prej tyre.

Në komisariatin e Pogradecit, u shoqëruan 5 persona, ndërsa u arrestuan 2 prej tyre, ndërsa 3 të tjerë janë në gjendje të lirë.

Nga komisariati i Maliqit u arrestua 1 person, ndërsa gjatë kontrollit në lokal i është gjetur edhe një sasi e vogël fishekësh. Edhe në komisariatin e Devollit është arrestuar 1 person, ndërsa nuk ka asnjë të ndaluar në Kolonjë.

Në total në qarkun e Korçës, mësohet se janë arrestuar 9 shtetas, ndërsa janë shoqëruar më tepër se 20. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos