"Akt terrorist", Qafoku pas atentatit në Rinas: Të shkarkohet gjithë zinxhiri i drejtuesve të Policisë

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2025, 20:52 | Kronikë

Gazetari Roland Qafoku, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN deklaroi se “zinxhiri komandues i policisë sot nuk duhet të jetë në detyrë”, pas atentatit në Rinas ku u vra Gilmando Dani.

“Vendi ynë vazhdon që të prodhojë krime nga më të rëndat. Ky është krim i organizuar dhe do ta them që në fillim dhe do të citoj Dumanin: drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë të lidhur me organizata kriminale. Kjo është gjëja më e rëndë që mund t’i ndodhë policisë. Si mund të jetë një punonjës policie brenda në makinë? Kjo është më e pakta sepse edhe grupi ekzekutues mua më rezulton i lidhur me policinë. Si udhëtuan ata 12 km pa asnjë shqetësim? Ata kanë lidhje që kanë pasur terrenin e pastër. Ishte akt terrorist, nuk ishte vrasje e thjeshtë. Hetimi dhe zbulimi pastaj është gjë tjetër. Zinxhiri komandues i policisë sot nuk duhet të jetë në detyrë”, tha Qafoku.

“Ata kanë nxjerrë jashtë loje sigurinë kombëtare. Nuk ka ndodhur një vrasje në një cep të Shqipërisë dhe nuk kemi çfarë të bëjmë se vriten njerëzit. Këtu ka paaftësi të madhe të policisë. Unë i them këto duke qenë dashamirës i madh i policisë, por këtu policia ka ulur automatin. As në 1997 nuk kanë ndodhur krime në aeroportin e Rinasit”, shtoi Qafoku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos