Akte dhune në familje! 43-vjeçarja në Vlorë plagos babain me thikë, i mituri në Sarandë qëllon me grusht të atin dhe gjyshen

Nga A2 CNN
15 Maj 2025, 14:13 | Kronikë

Akte dhune në familje! 43-vjeçarja në Vlorë plagos babain

Një 43-vjeçare në Vlorë ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti në familje ka dëmtuar me thikë babain e saj 74-vjeçar.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se një tjetër akt i dhunshëm brenda familjes ka ndodhur në Sarandë, ku një 15-vjeçar ka goditur me grusht babain dhe gjyshen e tij.

Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorive përmatëse për veprime të mëtejshme hetimore, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen Z. N., 43 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në banesën ku jeton së bashku me prindërit e saj, gjatë një konflikti në familje, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), babain e saj, shtetasin K. Gj., 74 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për një shtetas të mitur, 15 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Sarandë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht babain dhe gjyshen e tij.

Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos