Arrestohet në Palasë kryeinspektori i IMT-së së Himarës

Nga A2 CNN
21 Maj 2026, 11:35 | Kronikë

Arrestohet në Palasë kryeinspektori i IMT-së së Himarës

Burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije për A2 CNN se në orët e para të mëngjesit të sotëm është arrestuar në Palasë drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Himarës. Sipas informacioneve paraprake, arrestimi i tij ka ardhur për një ndërtim në zonën e bregdetit.

Strukturat e Krimit Ekonomik kanë vënë në pranga kryeinspektorin e IMT-së në Himarë, i cili akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Sipas hetimeve paraprake të zhvilluara nga organet ligjzbatuese, dyshohet se zyrtari ka lejuar ose nuk ka parandaluar shkelje në kundërshtim me ligjin gjatë ushtrimit të detyrës.

A2 CNN raporton se të tjera detaje pritet të zbulohen në vazhdim.

Mësohet se arrestimi i kryeinspektorit Dorian Hoxha është kryer rreth orës 03:00 në zonën e Palasës. Fillimisht, kryeinspektori është shoqëruar në Komisariatin e Himarës dhe më pas është transferuar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Vlorë.

Nga Policia e Vlorës bëhet me dije se hetimet ndaj kryeinspektorit të IMT-së Himarë vijojnë ende, ndërsa po verifikohet nëse janë lejuar apo nuk janë parandaluar shkelje në kundërshtim me ligjin në territorin e Bashkisë Himarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos