Akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, shtyhet gjyqi ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

Nga Armand Bajrami
29 Maj 2026, 12:28 | Kronikë

Akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, shtyhet gjyqi ndaj

Gjykata e Posaçme shtyu për të disatën herë radhazi procesin gjyqësor ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja.

Shkak i shtyrjes u bë mungesa e avokatëve të të pandehurit Dervishaj, raporton A2CNN.

Procesi ka mbetur në fazën e paraqitjes së konkluzioneve të mbrojtës. Në seancën e 8 majit SPAK lexoi pretencën ndaj të pandehurve ku kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Plaurent Dervishaj dhe 35 vite burg për Julian Meçajn. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos