Akuzohet për abuzim seksual me një të mitur, arrestohet 33-vjeçari

Nga A2 CNN
30 Shtator 2024, 10:47 | Kronikë

Akuzohet për abuzim seksual me një të mitur, arrestohet

Një 33-vjeçar i akuzuar për abuzim seksual me një të mitur është arrestuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit.

33-vjeçari u kap në aeroportin e Rinasit, teksa po futej në Shqipëri. Shtetasi i identifikuar si E. S., banues në Çermë, Lushnjë, ishte shpallur në kërkim në vitin 2023, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Në muajin gusht 2023, dyshohet se shtetasi E. S. ka abuzuar seksualisht me një shtetase të mitur, rast i cili është transmetuar në emisionin “Piranjat”, më datë 13 shtator 2024.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos