Akuzohet për “shpërdorim detyre”, Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Nga Armand Bajrami
30 Prill 2024, 14:39 | Kronikë

Akuzohet për “shpërdorim detyre”, Apeli i

Apeli i Posaçëm la në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Ai u arrestua më 23 mars 2024, me urdhër të SPAK, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, në të paktën dy raste. Në të njëjtin vendim Apeli nuk ka ndryshuar masën "detyrim për paraqitje" për Bilbil Aliaj, ish-zyrtar i Ashk, Vlorë.

Prokuroria e Posaçme, SPAK, i ka vënë shiritin e sekuestros edhe sipërfaqes së dytë të truallit të investimit strategjik të ish-deputetit Artan Gaçi në bregdetin e Dhërmiut. Sipërfaqja prej 5080 m2 është një nga dy sipërfaqet, regjistrimi i së cilave dërgoi në qeli ish-kryebashkiakun në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.

SPAK njoftoi zyrtarisht se Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën për sekuestrimin e këtij trualli, për llogaritë hetimit të nisur ndaj Goros dhe 4 personave të tjerë, 3 nga të cilët ish-zyrtarë të Bashkisë Himarë dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Vlorë.

Sipas SPAK, nga hetimi paraprak ka rezultuar se të dyshuarit e kësaj çështjeje kanë realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të sipërfaqes së sekuestruar, duke ia mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos